“Terrorizmi”, mbërrin denoncimi parë tek Krimet e Rënda


“Terrorizmi”, mbërrin denoncimi parë tek Krimet e Rënda

15:32 14/03/2014 Krimet-e-rendaProkurorët e krimeve të rënda janë njohur me të parin denoncim për rekrurimet në Siri nga 8 të akuzuarit për terrorizëm. Një qytetar nga Shkodra i është drejtuar prokurorisë duke denoncuar njërin nga imamët e vetëshpallur se i ka rekrutuar dhe më pas dërguar gruan dhe fëmijën në luftën e xhihadit. Identiteti i tij mbahet sekret për shkak të hetimeve, ndërsa prokurorët kanë nisur mbledhjen e fakteve të reja ndaj veprimtarisë së 8 të arrestuarve.

Sot në mesditë Gjykata e Krimeve të Rënda i komunikoi akuzat 4 të pandehurve Astrit Tola, Verdi Morava, Orion Reçi dhe Edmond Balla dhe i la ata në burg pa afat. Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. RENEA dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë mbajtën të rrethuan gjithë territorin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, teksa dhjetëra besimtarë myslimanë janë mbledhur para gjykatës në mbështetje të të pandehurve.

Dje, kjo gjykatë la në arrest me burg 4 të arrestuarit Bajram Hysa, Genc Balla, Zeqir Imeri dhe Fadil Muslimani. Ata nuk e pranuan se rekrutimi i luftëtarëve për në Siri është një vepër penale, e aq më shumë terrorizëm. Atë që ndodh në Siri, të dyshuarit i cilësuan veprimet e tyre të drejta, madje një detyrim të çdo besimtari mysliman.

 





Të ngjashme