Test pështyme për Covid-19
Administrata amerikane lejon kryerjen e provave tek njerëzit
Autoritetet amerikane i kanë hapur dritën e gjelbër testimit të një forme të re analize që zbulon individët e infektuar me Covid-19. Bëhet fjalë për një analizë pështyme që po zhvillohet nga shkencëtarët e Rugers University në Nju Xhersi.
Kjo analizë i jep rezultatet brenda rreth 1 ore. Ajo u jepet të gjithë individëve që duan të bëjnë testin e koronavirusit. Ata pështyjnë në një tub, disa herë dhe kampionët dërgohen më pas në laborator, ku bëhen analizat.
Shkencëtarët thonë se deri më tani, nëpërmjet këtij testi janë identifikuar 100% e rasteve të të infektuarve me COVID-19. Për të provuar saktësinë, personat që u janë nënshtruar analizave të pështymës u është bërë njëherësh edhe analiza e tamponit.
Rezultatet ishin të njëjta në të gjitha rastet. Testi i pështymës shkurton kohën e nxjerrjes së rezultatit, pasi tamponë të ndryshëm mund të kërkojnë deri disa orë për të përcaktuar personat e infektuar.
Shkurtimi i kohës së identifikimit ndihmon në lehtësimin e mëtejshëm të masave kundër Covid-19, hapjen e kufijve apo rigjallërimin e turizmit.
Tv Klan