Test shtatzënie për gratë e verbra
Mundësohet marrja e informacionit përmes vibrimit duke ruajtur privatësinë
Realizohet testi i shtatzënisë për gratë që nuk shohin. Royal National Institute of Blind People ka krijuar testin e parë me prekje, i menduar pikërisht për gratë e verbra. Prototipi i realizuar funksionon në të njëjtën mënyrë më testin tradicional, vetëm se në momentin e rezultatit, nëse ky është pozitiv, krijohet një vibrim, ndërsa nëse përgjigja është negative, nuk aktivizohet asgjë.
Qëllimi kryesor, shpjegojnë autorët që e kanë ideuar dhe realizuar, është fakti se në këtë mënyrë i jepet mundësia e privatësisë, pra pa patur nevojën që dikush t’i lexojë rezultatin, moment ky mjaft delikat i jetës, privilegj që të gjitha gratë e tjera e kanë.
Ky produkt është testuar tashmë mbi një grup të vogël grash që nuk shohin dhe ka rezultuar i suksesshëm. Sipas The Wall Street Journal, dizajneri Josh Wasserman, është konsultuar me shumë prej tyre gjatë projektit dhe ideja e rezultatit nëpërmjet prekjes ishte më e përshtatshme dhe më neutrale, në krahasim me një reagim zanor.
Klan Plus