“Testet e shpejta për koronën në Dhjetor”
Manastirliu: Presim që të nisë edhe shpërndarja e vaksinës, Shqipëria pjesë e Covax
Ministrja e Shëndetësisë kishte zgjedhur që të mbante dy maska sot në Kuvend për t’u mbrojtur nga Covid-19.
Gjatë fjalës së saj, Manastirliu foli për punën e bërë nga autoritetet shëndetësore gjatë muajve të pandemisë, ndërsa bëri një apel për qytetarët.
Manastirliu deklaroi edhe njëherë se brenda Dhjetorit do të vijnë edhe testet e shpejta ndërsa pritet ardhja e vaksinës falë bashkëpunimit me programin Covax.
Klan Plus