Testi anti-doping, Luiza Gega del e “pastër”
Luiza Gega është nënkampione e Europës në atletikë. Sportistja shqiptare ka marrë përgjigjen e analizave të kontrollit antidoping, të bëra pas garës së 3 000 metrave në Europianin e mbajtur në Amsterdam.
Përgjigja, që erdhi në zyrat e Federatës Shqiptare të Atletikës është “negative”, pra konfirmon se Gega nuk ka përdorur substanca të ndaluara, ndaj edhe medalja e argjendtë europiane i përket plotësisht asaj.
Misioni i ardhshëm i saj është konkurrimi në Lojërat Olimpike të Rio de Zhaneiros, që fillojnë në 5 gusht, dhe ku ajo do të garojë në të njëjtën disiplinë, atë të 3 000 metrave dhe ku shpreson të fitojë një medalje olimpike. /TV KLAN