Testi i Vettingut, prokurori Arben Dollapaj e kalon me sukses


Testi i Vettingut, prokurori Arben Dollapaj e kalon me sukses

11:10 06/08/2018

Prokuror i Apelit të Shkodrës, Arben Dollapaj ka kaluar me sukses testin e Vetting-ut.  Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka deklaruar konfirmimin e tij në detyrë.

Deklarimet e pasurisë së tij janë gjetur të sakta. Po ashtu Dollapaj nuk ka patur probleme me integritetin moral dhe atë profesional.

Dollapaj ka shërbyer në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka mbajtur funksionet e drejtorit të Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore si dhe drejtorit të Drejtorisë Gjyqësore dhe Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Në vitin 2016 ai u transferua në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës pas një përplasjeje publike me ish-kreun e Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla.

Ai e cilësoi këtë vendim si hakmarrje dhe ngriti padi në Gjykatën Administrative të Apelit duke kërkuar shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës dhe të vendimit të Prokurorit të Përgjithshëm si dhe rikthimin e tij në vendin e mëparshëm të punës në Prokurorinë e Përgjithshme.

Tv Klan






Të ngjashme