Testohet 50% e personelit shëndetësor


Testohet 50% e personelit shëndetësor

15:46 31/05/2020

Vetëm 9% e tyre e kanë kaluar Covid-19

Mbi 3000 teste serologjike janë realizuar nga laboratori i qendrës spitalore universitare Nënë Tereza përgjatë një muaji. Bazuar në planin e hartuar nga komiteti teknik për Covid-19, këtij testimi i janë nënshtruar deri tani gjysma e personelit shëndetësor.

Janë testuar 50% 8 -9% kanë rezultuar pozitiv”.

Shumica e personelit shëndetësor, mjek, infermier apo sanitar e kanë kaluar pa e ditur se janë prekur nga Covid-19.

Përqindjen më të madhe e zë spitali Covid 1 ku janë 12 % që e kanë kaluar shumica asimtomatik”.

Testit serologjik i cili fakton nëse një person e ka kaluar apo jo koronavirusit, do t’i nënshtrohen të gjithë personat në sistemin shëndetësor për të kaluar më pas tek grupet e tjera të riskut.

Tv Klan






Të ngjashme