Testohet ilaçi i ri që jep imunitet të menjëhershëm ndaj Covid


Testohet ilaçi i ri që jep imunitet të menjëhershëm ndaj Covid

13:47 26/12/2020

Shkencëtarët kanë dërguar për testim një ilaç të ri i cili mundëson imunitet të menjëhershëm kundër Covid-19. Ilaçi mund të sjellë mbrojtje të menjëhershme për njerëzit e ekspozuar ndaj koronavirusit dhe mund të jetë i gatshëm në Mars.

Ekspertët në Universitetin College London po kërkojnë aktualisht në një antitrup i cili mund të sigurojë në plan afatgjatë mbrojtje për pacientët në momentin që është shumë vonë për të dhënë një vaksinë.

Testimet janë quajtur “Ndjekësi i Stuhisë” dhe mund të shpëtojnë me mijëra jetë. Antitrupi mund të jepet si trajtim për të moshuarit që jetojnë në azile, pacientët e spitale dhe studentët si një përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.

“Nëse ne mund të provojmë se ky trajtim punon dhe ndalon njerëzit, të cilët ekspozohen përpara virusit, të zhvillojnë Covid-19, do të jetë një armë shtesë në arsenalin që po zhvillohet për të luftuar këtë virus vdekjeprurës”, tha doktoreshë Catherine Houlihan, virologe.

Kërkuesit kanë rekrutuar pjesëmarrësit e parë. Ata besojnë që antitrupi, i njohur si AZD7442 dhe i zhvilluar nga AstraZeneca mund të ofrojnë ndihmë të menjëhershme tek personat që janë ekspozuar ndaj virusit. Shkencëtarët mendojnë që testimet do të tregojnë mbrojtje afatgjatë nga koronavirusi rreth 6 ose 12 muaj.

“Ne e dimë që një kombinim i këtij antitrupi mund të neutralizojë virusin. Shpresojmë që ta japim këtë trajtim nëpërmjet injektimit dhe më pas të ofrojë mbrojtje për ata që janë ekspozuar ndaj virusit, në momentet kur është shumë vonë për të ofruar një vaksinë”, tha doktoresha.

Deri më tani ilaçi i ri i është injektuar 10 personave pasi kanë hyrë në fazën e 3 të testeve klinike. Qëllimi është që të testohen mbi 1000 persona në të gjithë botën./tvklan.al






Të ngjashme