Tetë viktima nga Covid në Kosovë
Konfirmohen 142 raste të reja në 24 orët e fundit
Tetë pacientë humbën jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë konfirmuar 142 raste të reja.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
Numri i rasteve të konfirmuara me Covid në Kosovë, që nga fillimi i pandemisë, ka arritur në më shumë se 11 mijë raste, ndërsa numërohen 381 viktima, shumica me sëmundje të tjera shoqëruese.
Tv Klan