Tetori sjell reshje shiu e temperatura të ulëta


Tetori sjell reshje shiu e temperatura të ulëta

17:30 07/10/2021

Në alpe nisin reshjet e para të dëborës

Mos i hiqni çadrat nga çanta, pasi deri në fillim të javës tjetër moti do të jetë sërish më reshje.

“Dita e sotme e cila ka sjellë edhe sasinë më të konsiderueshme të reshjeve. Dhe kryesisht këto reshje intensive janë paraqitur në zonat jugore. Kryesisht gjatë ditës së prente do të kemi përmirësim të kushteve të motit në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke bërë që e premtja dhe fundjava do të jenë me reshje më pakët”.

Temperaturat do të ulën me 5 gradë celsius.

“Kjo fundjavë do të sjellë rënie të ndjeshme të termave termike në zonat malore zbret në 3 gradë celsius në territor 21 gradë celsius”.

Në alpe do të kemi edhe flokët e para të dëborës

“Do të kemi edhe shfaqjen e flokëve të dëborës në zonat e thella malore dhe kryesisht në alpe të Shqipërisë”.

Reshjet e shumta të rëna gjatë të enjtes kanë krijuar trafik të rënduar në Tiranë. Ndërsa në zonat bregdetare era me shpejtësi deri në 70-75 km në orë ka krijuar probleme në det të hapur.

Tv Klan






Të ngjashme