Teuta konfirmon Maganin
Gugash Magani do të vijojë të jetë trajneri i Teutës. Klubi durrsak mori vendimin përfundimisht pas një mbledhje me presidentin Edmond Hasanbelliu.
Magani dha dorëheqjen pas humbjes me Lushnjen, por kjo nuk u pranua nga presidenti. Trajneri vendosi kushte për rikthimin e tij, ku kishte pakënaqësi me disa lojtarë.
Në vendimet e mbledhjes që i mbajt të hënën u përjashtua Albi Dosti. Ai nuk do të jetë më pjesë e Teutës, ndërsa pati masa edhe për futbollistë të tjerë./Tv Klan