Thaçi dhe Vuçiç debate në Këshillin e Sigurimit të OKB


Thaçi dhe Vuçiç debate në Këshillin e Sigurimit të OKB

15:23 18/12/2018

Ushtria e Kosovës shkaktoi debate në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë. Debati kryesor u zhvillua për themelimin e ushtrisë së Kosovës që pala serbe pretendon se shkel Rezolutën 12 44 të OKB-së ku bazohet pavarësia e Kosovës.

“Rezoluta 12 44 i referohet vetëm ç’armatosjes të UÇK-së. Pakoja gjithëpërfshirëse e presidentit Ahtisari, në nenin 52 nënvizon qartë të drejtën e Kosovës për të pasur ushtri. Ushtria e Kosovës do të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet. Nuk do të jetë kërcënim ndaj askujt”,

tha Thaçi

.

“Neni 9 paragrafi B i rezolutës 12 44 thekson qartë jo vetëm ç’armatosjen e UÇK-së, por edhe ç’armatosjen e të gjitha grupeve të tjera të armatosura shqiptare të Kosovës”,

u shpreh Vuçiç

.

Debate pati edhe për çështjen e Interpolit dhe tatimit me 100% për mallrat serbe.

“Vetëm hidhini një sy fushatës së ndyrë që Serbia udhëhoqi kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Është mëse e natyrshme që një sjellje e tillë të pasohet nga masat e marra nga institucionet e Kosovës për produktet serbe që hyjnë në Kosovë”,

tha Thaçi

.

“Njerëzit e Prishtinës ishin acaruar për me ne për çështjen e Interpolit. Ne i paralajmëruam ata që të mos aplikonin për anëtarësim pa përmbyllur dialogun. Ankesa patën edhe për fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve ndërkombëtare për Kosovën. Dua t’ju kujtoj se që kur kemi nisur dialogun në 2012-ën, ata fituan 19 njohje të tjera dhe ne nuk thamë asnjë fjalë dhe nuk sulmuam askënd”,

deklaroi Vuçiç

.

Presidenti serb mohoi akuzat e Prishtinës për spastrim etnik të shqiptarëve nga serbët. Ndërsa Thaçi i kujtoi 13 500 viktimat civile mes shqiptarëve gjatë luftës së Kosovës.

Tv Klan






Të ngjashme