Thaçi: Dialogu me Serbinë duhet të mbyllet me normalizimin e plotë të marrëdhënieve

epa05837072 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci gestures during a press conference at his cabinet in Pristina, Kosovo 08 March 2017. Hashim Thaci backed up his decision he took on 07 March 2017 to submit to the Parliament the draft law on transforming the Kosovo Security Forces (KSF) into an Army. NATO Secretary General Jens Stoltenberg has released a statement saying that on 08 March 2017 he has spoken to Hashim Thaci to convey the serious concerns of NATO Allies about recent proposals by the Kosovo authorities to transform the Kosovo Security Force (KSF) into an armed force, without a constitutional change. However, should the mandate of the KSF now evolve in the way proposed, NATO will have to review its level of commitment, particularly in terms of capacity-building he said in the statement. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Thaçi: Dialogu me Serbinë duhet të mbyllet me normalizimin e plotë të marrëdhënieve

14:50 01/07/2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare, “Forumi i Dubrovnikut”, ku është diskutuar për bashkëpunimin adriatiko-mesdhetar dhe sigurinë e vendeve të Evropës Juglindore.

Gjatë fjalimit të tij, presidenti, Hashim Thaçi, ka theksuar përsëri se Kosova, si shtet sovran, e ka edhe detyrim kushtetues ta formoj ushtrinë, e cila do të bëhet në partneritet me NATO-n.

Më tutje, siç theksohet në njoftimin për media të presidencës së Kosovës, zoti Thaçi tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “duhet të përfundoj me normalizimin e plotë të marrëdhënieve” ndërmjet dy vendeve.

Ai ka theksuar se “qeveritë e orientimit të qartë pro Bashkimit Evropian po e marrin pushtetin në shumicën e shteteve të Evropës Juglindore”, ndërsa në BE ka shenja se politikat e integrimit evropian sërish po triumfojnë.

Zoti Thaçi tha se në këtë aspekt duhet të ekzistoj “lidership dhe vizion” për të kuptuar se “ne duhet ta shikojmë njëri-tjetrin jo si armiq, por si partnerë dhe si shans”.






Të ngjashme