Thaçi: Dialogu nuk ka alternativa, marrëveshje finale me Serbinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në një postim në mediat sociale, Thaçi shkruan se dialogu nuk ka alternative dhe se Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje finale.
Më tej kreu i shtetit shton se Lajçak ka mbështetjen e tij të plotë për të vijuar procesin e dialogut të nivelit të lartë në Bruksel.
“Bisedë e shkëlqyer me Miroslav Lajçak në Bruksel. Dialogu nuk ka alternativa. Kosova dhe Serbia duhet që të arrijnë marrëveshjen finale. Neve na duhet BE dhe ne i duhemi BE-së. Duhet të veprojmë. Lajçak e ka mbështetjen time në këtë proces”, shkruan Thaçi./tvklan.al