Jakup Krasniqi para Gjykatës Speciale: Nuk jam fajtor


Jakup Krasniqi para Gjykatës Speciale: Nuk jam fajtor

08:23 09/11/2020

“Kjo maskaradë e ka adresën në Beograd”

Ish-zëdhënësi i UCK-së Jakup Krasniqi është paraqitur në seancën e parë gjyqësore në Hagë. Ai është vetëdeklaruar se nuk është fajtor për pikat që akuzohet nga Gjykata Speciale.

Unë deklarohem jofajtor, nuk kam asnjë faj të vetëm ka thënë Krasniqi para gjyqtarit”.

Ai në seancë a thënë se që nga dita e parë e arrestimit nga specialja u trajtua si kriminel nga Dhomat e Specializuara dhe ndaj tij është bërë padrejtësi e madhe. Ndërsa thotë se detyra e tij në luftë ishte publike si zëdhënës i UCK-së dhe çfarëdo që ka bërë ka qenë publike.

Sipas tij e gjithë kjo “maskaradë”e ka adresën në Beograd dhe te mbështetësit e politikave të saj, kudo qofshin ato.

Ndonëse nuk ka dëshiruar të ketë avokat mbrojtës megjithatë e ka caktuar një për ti respektuar procedurat e Gjykatës Speciale. Avokatja mbrojtëse e tij ka thënë se ka për synim një depozitim [ër lirimin paraprak ose me kush për Krasniqin sa më shpejt që është e mundur.

Tv Klan






Të ngjashme