Thaçi e Qosja në Akademinë e Shkencave – (24 Maj 1999)


Thaçi e Qosja në Akademinë e Shkencave – (24 Maj 1999)

16:08 24/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ti mposhtim serbët jo vetëm me armë por edhe me dije e dituri për të shembur kufijtë mes shqiptarëve. Janë këto fjalët e Akademikut Kosovar Rexhep Qosja në takimin me drejtues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Akademiku Qosja është shoqëruar në këtë takim mha kryeministri Thaçi, këshilltari politik Bilal Sherifi dhe ambasadori i qeverisë Thaçi në Tiranë Xhavit Haliti.

Është meritë e padiskutueshme e UÇK-së që sot shqiptarët kanë në krah për herë të parë në historinë e tyre Amerikën dhe Europën tha Qosja. Ai kërkoi nga akademikët e shqipërisë, të bëjnë përpjekje për të ndërkombëtarizuar botën akademike për fatin e akademikëve kosovarë duke përmendur rastin e akademikut Ukshin Hoti.

Akademikët vlerësuan hartimin eplatformës për çështjen kombëtare dhe përpjekjet për unifikimin e faktorëve politikë dhe ushtarak të Kosovës./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme