Thaçi: Hahn i shqetësuar për Serbinë, BE -së nuk ia ndjen për Kosovën
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i zemëruar me deklaratat e Komisionerit Europian për Zgjerim, Johanes Hahn, i cili tha se deklaratat e disa liderëve në Ballkan për ndryshim kufijsh janë të papranueshme – duke aluduar në deklarata e Ramës e Thaçit për bashkim potencial të shqiptarëve në një union.
Në një postim në rrjetet sociale, Thaçi tha se Hahn deklaratat e tij i ka dhënë i ndikuar nga shqetësimi i Serbisë dhe se kjo qasje dëshmon që BE-së s’ia ndjen për Kosovën.
“Komisioneri Hahn i prekur nga shqetësimet e Serbisë, paska shprehur zhgënjimin e tij për deklaratat që gjoja përfshijnë tendencat për krijimin e Shqipërisë së Madhe”
.
“Për më tepër, ai paska shtuar se BE-së nuk mund t’i bëhet presion me deklarata të tilla. Fatkeqësisht, një deklaratë e tillëme një komisioneri të BE-së dëshmon saktësisht atë që e kam thënë shumë herë deri më tash, se BE-ja ka mungesë të lidershipit dhe vizionit për konkretizimin e perspektivës evropiane për Kosovën”.
“
Kjo qasje dëshmon se BE-së, në rastin më të mirë, nuk i bëhet vonë kurrë për Kosovën. Ndërsa, në rastin më të keq, as që do t’ia dijë fare. Diskriminimi dhe izolimi i qytetarëve tanë sot, flet shumë më tepër se deklaratat monotone të disa zyrtarëve të BE-së që përsëriten që nga viti 2000”.
“Projekti i Shqipërisë së Madhe është produkt i propagandës së Serbisë për të realizuar projektin e Serbisë së Madhe, i cili tashmë pothuajse funksionon nën hundën e BE-së”.
“Nuk ka Shqipëri të madhe apo të vogël, por ka vetëm Shqipëri dhe vetëm Kosovë. Dhe do të ishte mirë që edhe BE-ja ta pranojë këtë realitet dhe të fillojë ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”.
/klankosova