Vjosa Osmani merr detyrën e Presidentit të Kosovës
“Viktima dhe agresori të mos barazohen”
Në të njëjtën kohë tashmë funksionin e Ushtruesit të Detyrës së presidentit e mori kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani, detyrë të cilën ia dorëzoi këshilltari i ish-presidentit Thaçi, Ardian Arifaj.
Në fjalimin e parë para qytetarëve ajo ka kërkuar unitet popullor.
“Serbia ka vrarë mbi 13 mijë njerëz në Kosovë. Paqja e qëndrueshme në rajon kërkon që viktimat dhe agresori të mos barazohen”.
Partia Demokratike e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme caktoi Enver Hoxhajn, ushtrues detyre të kryetarit të partisë.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhje urgjente por që pas saj askush nuk është prononcuar për media.
Në një komunikate kjo parti vlerëson se vendi po kalon në një situatë të vështirë institucionale dhe kërkon unifikim dhe vendime të përgjegjshme politike e institucionale. Beson thellë se lufta e UCK-së ka qenë e pastër.
Tv Klan