Thaçi në Ujman, tensione në veri të Kosovës


Thaçi në Ujman, tensione në veri të Kosovës

15:25 29/09/2018

Vizita e presidentit Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit, pranë kufirit Kosovë-Serbi rriti menjëherë tensionet mes dy vendeve. Dhjetëra forca të policisë së Kosovës siguruan perimetrin ku do të kalonte presidenti. Por një lëvizje e tillë është konsideruar si provokim nga Beogradi që akuzoi autoritetet kosovare për dhunë ndaj popullsisë serbe në Ujman.

I menjëhershëm ishte reagimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Kreu i shtetit serb urdhëroi gjendje të jashtëzakonshme dhe gatishmëri ushtarake, si masë për dhunën ndaj qytetarëve serbë në veri të Kosovës.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/244408902903186/

Edhe shefi i zyrës për Kosovën Marko Gjuriç, në një konferencë urgjente për shtyp akuzoi policinë kosovare për dhunë. Por një lajm i tillë u mohua më pas nga zyrtarë të tjerë serbë.

Teksa tensioni mes Beogradit dhe Prishtinë kapi në pak orë kulmin, presidenti Thaçi e cilësoi vizitën në Ujman një ngjarje krejt të zakonshme. Thaçi zhvilloi edhe një shëtitje në liqenin që përbën një pikë strategjike të marrëdhënieve mes dy vendeve. Presidenti kosovar tha se marrëveshja me Serbinë synon paqen dhe jo konfliktin.

Tv Klan






Të ngjashme