Thaçi për 4 vjetorin e pavarësisë së Kosovës: Është një festë e madhe


Thaçi për 4 vjetorin e pavarësisë së Kosovës: Është një festë e madhe

Autori: Blendi Fevziu

23:32 16/02/2012

Autoritetet zyrtare të Kosovës festuan sot 4 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ndërsa nesër do të festohet nga qytetarët e Kosovës. Gjithashtu pasditen e nesërme do të festohet edhe në Tiranë hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës.

Kryeministri i  Kosovës, Hashim Thaçi ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, në një intervistë për funksionimin 4-vjeçar të shtetit të pavarur të Kosovës.

Thaçi u shpreh: “Në Prishtinë dhe në të gjithë Kosovën është një atmosferë festive për ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Sot ka festë çdo qytetar dhe familje e Kosovës. Shpalljes së Kosovës të pavarur dhe sovran i është gëzuar çdo familje kudo që jeton, qoftë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Preshevë, Medvegjë, Bujanoc,  gjithashtu dhe shqiptarët në Mal të Zi. GJithmonë duke i falenderuar dhe duke i qenë mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të diasporës. Është një festë e madhe, mund të them që është data më kulmore në historinë e Kosovës”./tvklan.al






Të ngjashme