Thaçi: Serbisë do t’i përgjigjemi me çdo mjet


Thaçi: Serbisë do t’i përgjigjemi me çdo mjet

20:41 09/04/2018

Hashim Thaçi i përgjigjet deklaratës kërcënuese të Ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandër Vulin, i cili tha se sulmeve ndaj serbëve në Kosovë do t’u ishte përgjigjur me forcë.

Me rastin e 19-vjetorit të betejës së Koshares, Presidenti Thaçi kujtoi historinë, duke dhënë mesazhin e qartë se Kosova është e gatshme edhe në ditët e sotme të përgjigjet me çdo mjet.

“Kosova nganjëherë po ballafaqohet edhe me kërcënime të drejtpërdrejta të Beogradit. Por edhe sot nga Kosharja, përgjigja e shtetit të Kosovës është e qartë. Çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi siç ju kemi përgjigjur edhe më herët për largimin e çdo pretendimi kërcënues nga Serbia dhe kushdo”.

Pak ditë më parë, Vulin tha se ka filluar bisedimet për furnizim me pajisje të reja armatimi nga Rusia. Serbia do të fuqizohet me helikopterë transportues Mi-17 dhe helikopterë lufte Mi-35, duke i dërguar një mesazh të qartë force Kosovës.

Tv Klan






Të ngjashme