Thaçi shtyn për nesër konferencën për shtyp
Konferenca për shtyp e paralajmëruar për sot nga Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi është shtyrë për nesër në orën 20:00.
Pas propozim-aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, kreu i shtetit të Kosovës ndërpreu udhëtimin për në SHBA ku pritej të merrte pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë më 27 Qershor.
Ai të premten mbërriti në aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë.
Në konferencën për shtyp që kishte paralajmëruar sonte, Thaçi do të reagonte për herë të parë publikisht lidhur me akt-akuzat e bëra ndaj tij për krime lufte. /tvklan.al