Thaçi takim me Socialdemokratët – (24 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Thaçi pret përgjigje positive nga Ibrahim Rugova. Kryeministri kosovar edhe pse ende nuk ka kontaktuar drejtëpërdrejt me Rugovën, ka shprehur optimizëm që krerët kosovarë do të arrijnë në Tiranë. Nuk është koha për ndarje postesh ministrore por për të ndarë përgjegjësitë për fatin e Kosovës ka deklaruar Hashim Thaçi në takimet me keyetarin e PSD dhe kryetari i parlamentit Skënder Gjinushi, ministrin e Jahstëm Paskal Milo dhe drejtues të tjerë të kësaj partie.
Kryeparlamentari Gjinushi tha se të gjitha partitë në Shqipëri flasin për unitet, por disa individë duan të lënë në hije qeverinë legjitime të Kosovës të përfaqësuar nga Hashim Thaçi. Pa një zgjidhje që çon drejt vetëvendoses nuk ka zgjidhje për Kosovën dhe UÇK tani ka rolin kryesor theksoi kryetari i parlamentit Skënder Gjinushi.
Gjinushi përsëriti kërkesën që Rugova të vijë në Tiranë dhe lidhja demokratike e Kosovës të zërë vendet në qeverinë Thaçi. Kryeparlamentari Gjinushi ka mbështetur idenë që në Ballkan të vendoset protektorat ndërkombëtar në formën e planit marshall. Delegacioni i qeverisë së Kosovës pas takimet me krerët e PSD ka vizituar kampingjet e refugjatëve në Kukës./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame