Thaçi takime në PS – (23 Maj 1999)


Thaçi takime në PS – (23 Maj 1999)

15:56 23/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Nuk kam besim që Rugova do t’i përgjigjet ftesës së Thaçit për t’u takuar në Tiranë. Ai është thjesht bashkëpunetor i Milosheviçit. Është kjo deklarata e ashpër e zëdhënësit të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Jakup Krasniqi, pas lajmit që Ibrahim Rugova ka vendosur të shtyjë vizitën e planifikuar në Maqedoni dhe Shqipëri.

Ndërkohe Kryeministri Thaçi në takimin me sekretarët socialistë Ruçi, Dade, Legisi dhe Zela ka deklaruar se ende Rugova nuk i është përgjigjur ftesës së tij publike por ai shpreson në një përgjigje pozitive. Sekretarët socialistë theksuan se UÇK është faktori kryesor në Kosovë dhe në bazë të marrëveshjes së Rambujesë Thaçi ka mandatin e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës.

Për sisteminin e refugjatëve kosovarë Dade theksoi se do ishte më mirë grumbullimi i tyre në kampingje sesa mbajtja nëpër familje. Pas takimit kryetari i mazhorancës socialiste Ruçi u shpreh:

Gramoz Ruci:- “Neve pamë predispozicionin dhe seriozitetin e zotit Thaçi për ftesën që i ka bërë Rugovës dhe përsëri ai shpresonte që një ditë me Rugovën do të takohej. Nuk do ta mendoja kurrë që Rugova të mos i përgjigjej kësaj ftese dhe nuk do të shpresoja kurrë që faktori politik kosovar, duke përfshire edhe LDK-në, edhe Rugovën të mos te unifikonin këtë mendim dhe këtë qendrim me përfaqësues të tjerë politikë dhe ushtarakë të Kosovës”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme