Ligji për mbetjet, Nishani: Konsulta me shoqërinë civile
Përpara se të vendosë nëse do ta dekretojë apo do ta rikthejë në Kuvend, Ligjin për Importin e Mbetjeve, Presidenti i Republikës do të zhvillojë takime konsultative me përfaqësues të shoqërisë civile.
Ashtu siç deklaroi nga SHBA, kreu i shtetit thotë se brenda afateve kushtetuese do të shprehet për ligjin që ka shkaktuar debate politike dhe protesta civile, por nënvizon se për të tilla çështje madhore që lidhen me interesin e publikut, është ky interes që prevalon.
Qeveria thotë se ligji i miratuar 2 javë më parë në Kuvend vetëm me 63 vota nuk është i njëjtë me atë që u shfuqizua nga vetë ajo 3 vite më parë dhe parashikon vetëm importe të mbetjeve si lëndë e parë për industrinë ricikluese.
Shoqëria civile që organizoi dhe një protestë të shtunën e 1 Tetorit përpara Kryeministrisë dhe opozita që e mbështeti atë, e akuzojnë Kryeministrin se ka tradhëtuar interesin kombëtar për interesa financiare.
Tv Klan