Thatësira ka mbërritur! Ujësjellësi i Tiranës: Mos shpërdoroni ujin e pijshëm
Thatësira e zgjatur, moti i nxehtë dhe mungesa e reshjeve të shiut gjatë muajve të fundit janë bërë shkak për janë arsyet që Ujësjellësi i Tiranës t’i bëj apel qytetarëve të përdorin me kursim dhe përgjegjësi ujin e pijshëm.
Me ndihmën e Bashkisë Tiranë janë ngritur grupet e Task Forcës për të mos lejuar shpërdorimin pa kriter të ujit, si dhe për të marrë masat përkatëse për këdo që nuk respekton Kodin e Ujit.
Ujësjellësi i Tiranës paralajmëron se çdo shkelje a shpërdorim i ujit do të ndëshkohet sipas ligjit pasi ndikojnë në mos furnizimin normal në të gjithë rrjetin e shpërndarjes.
Thirrje iu është bërë edhe administratorëve të pallateve që të tregojnë një kujdes më të madh, të kontrollojnë vazhdimisht funksionimin normal të pompave dhe depozitave, për të mundësuar maksimumin e furnizimit me ujë të pijshëm, duke eliminuar çdo shpërdorim të mundshëm të tij.
Për disa zona të izoluara, të cilat janë edhe pika fundore e rrjetit të shpërndarjes të ujit, në të cilat mund të vërehen kufizime, Ujësjellësi i Tiranës po vë në dispozicion botet e ujit.
Tv Klan