The Eagles mund Michael Jackson
Albumi i grupit “The Eagles” është më i shituri i të gjitha kohërave, duke lënë pas albumin e Michael Jackson të titulluar “Thriller”.
Shoqata e Industrisë së Regjistrimit në Amerikë tha për Associated Press se “The Eagles” me albumin “Their Greatest Hits 1971-1975” ka marrë 38 disqe platini dhe ka arritur të shesë 38 milion kopje.
Në këtë mënyrë kryevepra e Michael Jackson zbret në vend të dytë, sipas të dhënave të Shoqatës së Industrisë, me vetëm 33 disqe platini.
Grupi “The Eagles” u formua në fillim të viteve 1970 në Los Angeles. Muzika e tyre ishtë një përzierje e rock’n’roll dhe muzikës country. Grupi u shpërbë në vitin 1980, për t’u rikthyer 14 vjet më vonë.
Tanimë vetëm një pjesëtar i grupit është gjallë. Megjithatë këngët e tyre vazhdojnë të jenë pjesë e koncerteve. Në shumë raste djemtë e këngëtarëve, që kanë ndërruar jetë, janë ata që i zëvendësojnë.
Klan Plus