The Economist: Në 2014, rrezik i lartë për protesta në Shqipëri
The Economist: Në 2014, rrezik i lartë për protesta në Shqipëri
Shpërndaje
13:09 24/12/2013 Prestigjozja britanike The Economist e rendit Shqiperine ne vendet me rrezik te larte per t’u perfshire nga protesta masive gjate vitit 2014.
Ne nje analize te Njesise se Inteligjences se Revistes, thuhet se ankthi ekonomik eshte thuajse nje parakusht per proteste. Teksa merr si shembull, Ukrainen, Brazilin, Argjentinen, Meksiken, Tunizine, Egjiptin apo turqine, The Economist shkruan se pabarazia sociale dhe pakenaqesite politike kane nxjerre qytetaret e ketyre vendeve ne rruge. Tashme, resiztenca, mund te koordinohet me lehtesi me te madhe se kurre, pasi jetojme ne epoken e smartfoneve.
Laza Kekiç nga Njësia e Inteligjencës e The Economist, thote se renia e te ardhurave dhe papunesia e larte nuk kane sjelle gjithnje protesta. Por kur problemet ekonomike shoqerohen me elemente te tjere, rreziku per destabilitet eshte i larte.
Keto elemente qeveria e dobet, pabarazia sociale, niveli i ulet i sherbimit social apo tensionet entike. Theksohet se vecanerisht erozioni i besimit tek qeverite dhe institucionet, pra nje krize e demokracise, jane shkaqet kryesore qe po shkaktojne trazira kohwt e fundit.
Njesia e inteligjences ka matur rrezikun e trazirave sociale ne 150 vende, duke i ndare ne 5 kategori. Ato me rrezik teper te larte, me rrezik te larte, te mesem, te ulet dhe shume te ulet. Teksa nenvizon se fatet e ish –presidentit egjiptian Muhamet Morsi dhe te kryemistrit tunizian Ali Larajed jane pika referimi, The Economist ngre pyetjen se kush do te jene udheheqesit qe do te paguajne per politikat dhe qendrimet e tyre? Pra ku do te shperthejne protestat vitin e ardhem? Shqiperia ben pjese ne grupin 56 vendeve me rrezik te larte.
Njesia e Inteligjences e ve theksin tek vendet me politike dhe institucione te dobeta. Në krahasim me pesë vjet më parë, 19 vende më shumë janë shtuar ne kategorine e rrezikut te larte, nga Lindja e Meske, ne Afriken e Veriut, Europa Jugore dhe Ballkani, si rajone vecanerisht te ndjeshme.