“The Economist” për kanabisin: Problemi është duke u përkeqësuar
Fotoja me gazetarin Tim Judah, solli një furtunë reagimesh nga opozita për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Pavarësisht kësaj gazetari i “The Economist” ka botuar artikullin e tij për fenomenin kryesor në Shqipëri: kanabisin.
Ai ka marrë pjesë në një aksion të policisë në Tragjas, për korrjen e kanabisit. Ndërsa shkruan edhe për vizitën e ministrit Tahiri në plantacionet e drogës, Tim Judah thekson se gjithnjë e më shumë Shqipëria është bërë një prodhues i madh i kanabisit, i cili shpërndahet me një rrjet kompleks të grupeve të organizuara të krimit shqiptar.Ministri Tahiri me gazetarin Tim Judah