The Guardian: Mbani në vëzhgim Hysajn e Celinën
Skuadrat përfaqësuese dhe më tepër turnetë zyrtarë janë një vitrinë e jashtëzakonshme për talentet e futbollit. Britanikja “The Guardian” listoi një një shkrim të saj 10 futbollistët që duhen vëzhguar gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës 2018.
Mes tyre janë edhe Elseid Hysaj i Shqipërisë dhe Bersant Celina i Kosovës. Mbrojtësi 22 – vjeçar i Kombëtares, sipas gazetës së njohur, tregoi aftësitë e tij edhe në finalet e Euro 2016, në debutimin e Shqipërisë, veçanërisht në fitoren 1 – 0 me Rumaninë. Hysaj cilësohet si një lojtar i vlefshëm për krahun e djathtë, ku ndihmon edhe sulmuesit.
Shqipëria dhe ai do të nisin një aventurë të re të hënën me Maqedoninë.
Bersant Celina është një mesfushor me tipare sulmuese. 19 – vjeçari zgjodhi Kosovën duke braktisur Norvegjinë, ku luajti me përfaqësuesen e 21 – vjeçarëve. Përfaqësuesja debutuese në kualifikueset e një turneu ndërkombëtar nuk pritet të ketë menjëherë rezultate, por djaloshi i huazuar te Tëente nga Manchester City pritet të bëhet një yll.
Tv Klan