The Guardian: Shqiptarët kërkojnë azil për gjakmarrje ose hiqen si kosovarë
Frika dhe gjakmarrja janë dy arsyet kryesore që emigrantët shqiptarë në Angli u japin autoriteteve për të siguruar një leje qëndrimi në Britaninë e Madhe.
Sipas të përditshmes “The Guardian”, shqiptarët përbëjnë një nga grupet më të mëdha të emigrantëve të paligjshëm në Britani të Madhe dhe duket se autoritetet, por edhe policia nuk kanë qenë të pregatitur për një fluks të tillë.
Për nga numri shqiptarët renditen në vend të dytë pas vietnamezëve.
“Ne jemi duke kaluar drejt një krize të re e tani është shumë vonë për të reaguar”,
ka thënë Martyn Underhill, një zyrtar i kontrollit të kufirit.
“The Guardian” sjell edhe rrëfimin e një të riu që pretendon se është larguar nga Shqipëria, pasi ndihej i rrezikuar nga mafia që i kishte vënë gjobë babait të tij. Ai ka rrëfyer se ka paguar 6 mijë paud për të kaluar kufirin e Anglisë dhe nëse nuk do ta kishte patur këtë shumë do të kishte qenë i detyruar të punonte për trafikantët e emigrantëve.
Shifrat zyrtare tregojnë se zyrtarisht në Britani jetojnë 20 mijë shqiptarë. Por autoritetet thonë se janë në dijeni të faktit që një pjesë e mirë e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë thonë se e janë me prejardhje kosovare që i kanë ikur luftës.
Tv Klan