The Weeknd rrit shitjet afro 400%


The Weeknd rrit shitjet afro 400%

10:58 10/02/2021

Suksesi i këngëtarit pas finales së “Super Bowl”

Paraqitja e artistit kanadez The Weeknd në “Super Bowl” përveçse u prit mirë dhe u shijua si performancë, i solli atij edhe shumë shitje të reja.

Shitjet e The Weeknd në muzikë janë rritur për 385% në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga performanca e tij në finalen e futbollit amerikan të njohur si Super Bowl.

Vetëm gjatë asaj dite, këngët dhe albumet e këngëtarit janë shitur në mbi 36 mijë kopje,e që ditën paraprake ishin shitur vetëm rreth 7 mijë kopje.

Në veçanti kënga “Blinding Lights” e The Weeknd, e cila edhe e përmbylli performancën e famshme të “Super Bowl Halftime Show” ka pasur rritje në 29%, duke u shitur me mbi 10 mijë kopje të këngës.

Në finalen e Super Bowl grupi mori  me një performancë që zgjati plot 13 minuta dhe është shkarkuar afro 30 mijë here.

Edhe pse kishte shpenzuar 7 milion Dollarë për përformancen grupi muzikor nuk u pagua asnjë qindarkë.

Klan News






Të ngjashme