Themelohet Organizata e Biznesit Shqiptar (09 Nëntor 1998)
Tre ditë më parë është themeluar Bashkimi i Organizatave të Biznesit Shqiptar që përmbledh 6 organizatat më të mëdha të biznesit. Kjo organizatë e biznesmenëve mbron interesat e tyre dhe institucializon dialogun mes sindikatave dhe punëmarrësve dhe mbrojtja e interesave të tyre arrihet më mirë kur ata flasin me një zë të vetëm e të fuqishëm. Kjo organizatë kërkon krijimin e kushteve për zhvillimin e biznesit pasi ata janë të pakënaqur me masat që po merr qeveria në vendosjen e rendit. Për ta situata është e jashtëzakonshme ndaj dhe masa e marra duhet të jenë të tilla.
Pamje nga Organizata e Biznesmenëve konferencë shtypi, Koço Kokëdhima./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti