Theresa May humb mbështetjen

VALLETTA, MALTA - NOVEMBER 11: British Home Secretary Theresa May receives a tour of HMS Bulwark during the Valletta Summit on migration on November 11, 2015 in Valletta, Malta. The Summit will bring together representatives from the European Union and African countries to address the challenges and opportunities of the largest migration of people to Europe since World War II. (Photo by Ben Pruchnie/Getty Images)

Theresa May humb mbështetjen

23:27 11/06/2017

Theresa May është një e vdekur qe ecën dhe qëndrimi i saj si kryeministre është vetëm çështje kohe. Deklarata e ashpër vjen nga ish-kancelari konservator George Osborn, i cili gjatë një programi ne rrjetin britanik “BBC”, tha se pas zgjedhjeve parlamentare, Kryeministres May nuk i mbetet shume kohë

“Ajo është një e vdekur qe ecën. Në mesin e javës tjetër çdo gjë do të shkatërrohet për të.”

May, e cila fitoi zgjedhjet parlamentare te së enjtes, duke shënuar humbje te elektoratit krahasuar me vitin e kaluar, është ende duke kryer bisedime për qeverinë e re.

Sakaq, një sondazh i bërë publik të dielën në “Sunday Times”, sugjeronte se, pjesa me e madhe e britanikeve kërkojnë largimin e kryeministres May.

48% e te intervistuarve, të cilët mbeshtetën Mayn, tashme kanë mbetur me pak sipas sondazhit.

Ndërsa nga ana tjetër, opozitari, kreu i laburistëve Jeremy Corbyn nuk dorëzohet. Ai u shpreh serish i gatshëm të jetë drejtuesi i ri i qeverise britanike dhe te çojë përpara negociatat për Brexit.

/Tv Klan






Të ngjashme