Theresa May merr detyrën si kryeministre
Theresa May është zyrtarisht kryeministrja e re e Britanisë së Madhe. Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate për shtyp nga Buckingham Palace.
Ish – Ministrja e Brendshme, May, vizitoi pallatin mbretëror dhe pranoi ftesën e Mbretëreshës për t’u emëruar kryeministrja e re e vendit.
Ajo është kryeministrja e dytë britanike pas Margaret Thatcher.
60 – vjeçarja do të udhëheqë vendin ishullor në një nga sfidat më të mëdha të dekadave të fundit, shkëputjen nga Bashkimi Europian. Ajo cilësohet si një politikane me karakter të fortë dhe e duhura për të bërë konkret Brexit.
Më herët, ish – kryeministri David Cameron i paraqiti zyrtarisht dorëheqjen Mbretëreshës Elizabeta II.
Cameron mbajti fjalimin e fundit si kryeministër i Britanisë së Madhe përpara Downing Street 10. Ai i tha gazetarëve se “ka qenë nderi më i madh i jetës së tij”, të shërbente në krye të vendit. Më pas, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe tre fëmijët, David Cameron u largua nën duartrokitjet e të pranishmëve.
Tv Klan