Theresa May në “ditën e gjykimit”
Pas debateve të gjata dhe zvarritjes së votës parlamentare që u shoqërua edhe me një mocion besimi ndaj saj, Theresa May do të përballet këtë të martë me deputetët në Dhomën e Ulët. Plani i Kryeministres britanike për shkëputjen nga BE do të votohet në mbrëmje në parlament, por May i ka të pakta shanset t’ia dalë mbanë. Goditja i vjen nga brenda partisë, ku shumë deputetë konservatorë pritet të votojnë kundër planit. Shefja e qeverisë u bëri thirrje të hënën të votojnë marrëveshjen.
Vështirësitë e Theresa May janë një shans i shkëlqyer për kreun e laburistëve opozitarë Jeremy Corbyn, i cili në rast të një rezultati negativ nuk do të humbasë kohë të kërkojë shkrirjen e parlamentit dhe zgjedhje të parakohshme.
Kryeministres i duhet një mrekulli të shpëtojë planin, e me gjasë edhe karrigen e saj. Skenarët janë të ndryshëm, një shkëputje pa marrëveshje nga Brukseli, një tjetër marrëveshje me BE, apo një Referendum i dytë për Brexit.
Tv Klan