Theri dhe groposi kushëririn, burg për Denis Zakën


Theri dhe groposi kushëririn, burg për Denis Zakën

14:48 11/08/2016

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Denis Zakën, i cili vrau në Greqi kushëririn e tij, Vladimir Murrizi. Mbi 26 – vjeçarin është ngritur akuza e vrasjes, për shkak të marrëdhënieve familjare.

Zaka, edhe përpara gjykatës ka pranuar krimin, duke sqaruar se motiv i tij ishte një konflikt i nisur pas fyerjeve banale.

Ngjarja ka ndodhur në datën 3 Gusht, ku dy kushërinjtë kanë qenë duke pirë më njëri – tjetrin. Duke qenë nën efektin e alkoolit, ata janë konfliktuar.

Në grindje e sipër, Zaka ka nxjerrë thikën që kishte me vete dhe e ka qëlluar disa herë. Pas këtij momenti, 26 – vjeçari e ka varrosur djalin e hallës së tij në një përrua.

Kur ka ardhur në Shqipëri, Denis Zaka u ka thënë familjarëve se Vladimiri ishte vrarë nga disa persona të tjerë, gjatë tentativës për të vjedhur një korrëse bari.

Ngjarja u zbardh pas denoncimit të babait të viktimës. Në policinë e Fierit, 26 – vjeçari Zaka tregoi të gjithë ngjarjen, duke pranuar autorësin e krimit.

Tv Klan






Të ngjashme