Thesari i bllokon fondet Bashkisë Shkodër
Ademi, letër ministres Denaj: Po dëmtohen qytetarët
Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi denoncon se, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit ka bllokuar fondet e Bashkisë së këtij qyteti. Ajo i kërkon Ministrisë së Financave të zgjidhë këtë situatë, të cilën e cilëson të paprecedentë dhe në dëm të qytetarëve.
“Ju kërkojmë të tërhiqeni sa më shpejt nga një qëndrim i tillë, duke qenë thjesht zbatues të ligjit dhe jo të orientimeve partike-politike që dëmtojnë Shkodrën dhe qytetarët e saj”, thotë Ademi në letrën që i është drejtuar edhe përfaqësive diplomatike.
Por në përgjigjen dërguar zyrës së financës së Bashkisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit thekson se, “sipas ligjit, kryetares së Bashkisë i mbaron mandati, sot më datë 20 Gusht, ora 16.30″.
“Për ditët në vijim do të jetë Këshilli Bashkiak që duhet të zgjidhë problemin”, thuhet në emailin e Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit.
Tv Klan