Video/ “Pse më shikon”, thikë në bark 16 – vjeçarit
Një 16 – vjeçar u godit me thikë nga një 14 – vjeçar, 100 metra larg shkollës 9 – vjeçare “Marigo Posio”, ku ai ishte nxënës.
Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të enjte në një bilardo në lagjen “1 Maji” dhe dëshmitarët thonë se sherri nisi në mënyrë krejt banale.
Autori i tha shënjestrës së tij “pse më shikon”.
I plagosuri është 16 – vjeçari V.Ç nxënës i gjimnazit “Jani Minga” po në këtë rrugë. Ai u transportua për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.
Kurse policia shoqëroi në ambientet e Komisariatit të Policisë, 14 vjeçarin A.N, për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika që përdor nga autori.
/abcnews.al