Kush është 42-vjeçari që u vra me thikë nga kunati
Ende pa zbardhur 1 Janari, një 42-vjeçar gjeti vdekjen në Tiranë, pasi u godit për vdekje me thikë nga kunati i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:45 të mëngjesit në rrugën “5 Maji”.
Viktima është 42-vjeçari Vladimir Zvezhda, ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes, Klajdi Shundi, 34-vjeç.
Burime zyrtare të policisë thonë se “pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta 34-vjeçari, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij 42-vjeçar, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital”.
Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Paraprakisht mësohet se dy familjet po festonin bashkë natën e ndërrimit të viteve, kur nën efektin e pijes mes palëve nisi një debat që përfundoi me përdorimin e thikës./tvklan.al