Thimio Kondi feston ditën kombëtare të drejtësisë me fëmijët (9 Maj 2001)
10 Majin, ditën kombëtare të drejtësisë, kryetari i Gjykatës së Lartë të Drejtësisë Thimio Kondi, ka vendosur t’a festojë një ditë më parë me nxënës të shkollës 8-vjeçare 1 Maji. Në sallën e mbledhjes së Gjykatës së Lartë Shqiptare ku çdo ditë ulen gjyqtarë, sot janë ulur fëmijë të cilët për herë të parë dëgjuan dhe mësuan se 10 Maji është dita kombëtare e drejtësisë.
10 Maji i vitit 1912 është dita e parë e funksionimit të një gjykate shqiptare. Meqënëse 10 Maji i nesërm përkon me vendimin e parlamentit për mocionin e shkarkimit të 3 gjyqtarëve të kësaj gjykate./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori