Thimio Kondi intervistë – (26 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Thimio Kondi, ish-Ministri i Drejtësisë:- “S’kam mandat të dyfisht. Unë kam dhënë dorëheqjen si Ministër i Drejtësisë. Pres të dali dekreti nga detyra e Ministrit të Drejtësisë dhe në të njëjtën kohë, pres meqëse parlamenti e dha pëlqimin, pres të dali dekreti i presidentit për emërimin në detyrën e re”.
Gazetari:- Si do veprohet ndaj atyre gjyqtarëve që nuk morën pjesë, jeni anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndaj gjyqtarëve që nuk morën pjesë në testimin, që u organizua. Janë thirrur në KLD?
Thimio Kondi, ish-Ministri i Drejtësisë:- “Janë thirrur dhe po vazhdojnë të thirren. Nuk merret masë për asnjë njeri pa u thirrur, pa u dëgjuar, pa ju dhënë mundësia për tu mbrojtur sipas ligjit. Kjo besoj është intervista ime e fundit sepse ju e dini që gjyqtarët nuk japin intervista, gjyqtarët japin vetëm vendime dhe komunikojnë vetëm nëpërmjet vendimeve./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame.