Thimio Kondi intervistë për Gjyqësorin (2 Dhjetor 1999)
Gjyqësori duhet të vetëkorrigjohet pas akuzave për korrupsion dhe të dështimit të disa proceseve gjyqësore. Gjykata e Lartë ka vendosur të mbledhë nesër në Tiranë gjyqtarë, përfaqësues nga të gjitha nivelet e gjyqësorit në Konferencën e 4 Kombëtare Gjyqësore, e para mbledhje pas miratimit të Kushtetutës së Re. Përsa i përket problemit të korrupsionit dhe testimit të vazhdueshëm të gjyqtarëve shprehet Kryetari i Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi.
Thimio Kondi: Natyrisht është e vërtetë që ka korrupsion dhe Gjyqësori nuk mund të bëjë dallim nga gjithë shoqëria shqiptare. Korrupsioni pa dyshim në një mënyrë ose në një tjetër është i lidhur dhe me paaftësinë profesionale. Në një ambjent profesionalisht të ulët ka mundësi më tepër për korrupsion. U krye provimi i testimit profesional të gjyqtarëve. Nuk kishte qëllim as diskriminimi as largimin masiv të gjyqtarëve. Për vetë faktin se edhe kërkesat ishin minimale. Por kjo nuk do të thotë që gjyqtarët me kalimin e testit morën një pasaportë profesionalizmi. Këtej e tutje do të vazhdojmë me një program të gjërë trajnimi me mbështetjen edhe të institucioneve ndërkombëtare, të metat në proceset gjyqësore edhe për dështimin e tyre. Ka përgjegjësi edhe policia gjyqësore, edhe Prokuroria, sepse janë ata që në emër të Shtetit paraqesin dhe mbrojnë akuzën në gjyq dhe krijojnë mundësi për një proces të rregullt dhe normal./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame