Thimio Kondi vizitë në spitalin e burgut (16 Dhjetor 1998)
“Burgut të spitalit do t’i ndërrojmë dhe pllakat vitin tjetër”.Ky ka qënë premtimi i ministrit të Drejtësisë Thimio Kondi gjatë vizitës në spitalin ku mjekohen të burgosurit. Në dhomat e këtij spitali të burgut kurohen rreth 90 të burgosur.Të burgosurit shprehen se kushtet nuk janë normale. Ekziston lagështira kudo.
Pas rikonstruktimit në spitalet e burgjeve janë krijuar dhoma të përshtatshme për mjekimin e të sëmurëve të burgosur dhe kanë ardhur mjekë të specializuar në specialitetet patologji, kirurgji, infektiv, psikiatri dhe senatorium./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame