Thirrje anti-shqiptare përpara KSHZ-së në Maqedoni


Thirrje anti-shqiptare përpara KSHZ-së në Maqedoni

18:19 16/12/2016

Tensionohet situata në Shkup, në një kohë që Komisioni Shtetëror Zgjedhor po shyrton ankesat e opozitës, për parregullsi të zgjedhjeve.

Përpara KSHZ mblidhen prej 23 ditësh mbështetës të VMRO-DPMNE-së, të Nikolla Gruevskit. Anëtarë dhe zyrtarë të saj kanë akuzuar LSDM-në e Zaev, ndërsa nuk kanë munguar edhe ofendimet në drejtim të shqiptarëve.

Duke kënduar këngë patriotike, ata brohorisnin “shqiptarët e mallkuar”.

“Ne e paralajmërojmë KSHZ-në që mos të sjellin vendim të paligjshme, në kundërshtim me vullnetin e popullit të cilët sollën fitoren. Le të mos mendojmë dikush se vuajtëm këta dy vjet do të vuajmë edhe më tej, fitorja është shprehje e vullnetit të popullit. Nuk do të lejojmë askënd për të sfiduar fitoren tonë, rroftë Maqedonia”, 

tha Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE.

Partia e Nikolla Gruevskit ka akuzuar edhe Ambasadorin e SHBA-ve se po përzihet drejtpërdrejt në vendimet e KSHZ-së. Një nga anëtarët e VMRO-së e ka quajtur Ambasadorin amerikan si provokator, por Ambasada i ka hedhur poshtë akuzat.

Edhe mbledhja e KSHZ-së është përshkuar nga tensionet. Ndonëse afati i fundit për ankesat ishte deri në mesnatë, procesi ende nuk ka përfunduar. Aktualisht janë refuzuar 4 ankesa të opozitës.

Tv Klan






Të ngjashme