Thirrje për xhihad, i riu shqiptar i shpëton burgut


Thirrje për xhihad, i riu shqiptar i shpëton burgut

11:30 17/05/2016

Një i ri shqiptar që bënte thirrje për xhihad ia ka hedhur paq. Policia Italiane ka ekzekutuar urdhrin e një Gjykate në Bergamo, cila kishte vendosur dëbimin nga Italia të 25-vjeçarit Bledar Ibrahimi.

“Corriere Della Sera” shkruan se i riu nga Elbasani është shpallur fajtor për përkrahje të terrorit dhe nxitje të xhihadit nëpër rrjetet sociale.

Ai akuzohet se ka shpërndarë nëpër rrjetet sociale urrejtje dhe ka bërë thirrje për xhihad në Siri.

Shqiptari është në mesin e 74 emigrantëve që janë të akuzuar për përkrahje të terrorizmit dhe që janë dëbuar nga shtetit italian.

/tvklan.al






Të ngjashme