Thohir: Icardi qëndron, por për 60 milion euro
Mauro Ikardi do të qëndrojë të Interi. Kemi refuzuar një ofertë rreth 60 milionë euro për të, por të gjithë shpresojmë që të ofrohen edhe më shumë.
Këto fjalë të presidentit të Interit, Erik Tohir, kanë rindezur merkaton e sulmuesve në Serie A. Pas refuzimit të 55 milionë eurove të ofruara nga Napoli për sulmuesin argjentinas, u duk sikur Interi nuk donte të humbiste bomberin e tij, por në fakt po luan kartën e rritjes së çmimit.
Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan CNBC, presidenti i Interit i lë portën hapur një oferte tjetër nga ana e Napolit, klubi kryesor i interesuar për 23-vjeçarin, të cilin e konsideron si zëvendësuesin e Gonzalo Higuain.
Tohir ka sqaruar edhe pozicionin e trajnerit Mancini, me të cilin pranoi se ka pasur disa mosmarrëveshje, por gjithësesi theksoi se ka një marrëdhënie të mirë.
Interi ndërkohë, siç shkruajnë mediat italiane, ka mbyllur bisedimet me Antonio Candrevan. Lojtari i Lacios pritet të zhvillojë vizitat mjekësore në fillim të javë së ardhshme e më pas të firmosë me zikaltërit.
Tv Klan