Thomas Strakosha pozitiv me COVID
Skuadra e Lazios në Itali është prekur nga koronavirusi dhe pas testeve të kryera shumë futbollistë dhe pjesëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv.
Mediat në Itali raportojnë se mbrëmjen e djeshme shumë futbollistë kryer teste dhe disa prej tyre kanë rezultuar me COVID.
Futbollisti shqiptar Thomas Strakosha ka rezultuar pozitiv dhe do të mungojë në ndeshjet e ardhshme si me kombëtaren ashtu dhe me klubin.
Por problemi për Lazion nuk përfundon këtu, pasi Prokuroria ka nisur dhe një hetim për cilësinë e testeve të kryera më parë.
COVID-19 tek skuadra kryeqytetase ka disa ditë që është prezent pasi dhe futbollisti tjetër shqiptar Marash Kumbulla është me koronavirus dhe mediat vendase kanë hedhur dyshime dhe për Igli Taren./tvklan.al