Thyhet rekordi i CR7, futbolli ka mbretin e ri të ajrit
Cristiano Ronaldo nuk është me mbreti i ajrit në futboll. Rekordi i Ronaldos për kërcënimin në ajër tashmë është thyer.
Mbrojtësi nga Uganda, Bevis Mugabi, i cili është lojtari i Motherëell ka arritur që të kërcej në ajër si askush më parë dhe shënoi një gol fantastik.
Mugabi arri të kërcente 262 centimetra, duke u ngritur 75 centimetra nga toka. Ky rekord është konfirmuar nga vetë klubi skocez nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në mediat sociale.
Ronaldo rekordin e tij për kërcimin në ajër e kishte vendosur sezonin e kaluar në ndeshjen kundër Sampdorias. CR7 kërceu plot 256 centimetra dhe realizoi gol me goditjen e tij me kokë./tvklan.al