10:01 30/09/2016
Një studente e cila, ndodhej në koma pas një aksidenti të rëndë automobilistik lëvizi gishtin e saj të këmbës në momentin kur mjekët po i hiqnin asaj aparaturat që e mbanin në jetë.
Sam Hemming pësoi dëmtime të rënda në kokë kur makina me të cilën udhëtonte sëbashku me të dashurin e saj u përplas, duke e lënë atë klinikisht të vdekur dhe pa asnjë shpresë për t’u përmirësuar.
Impakti gjatë aksidentit bëri që ajo të përplaste kokën me xhamin e makinës, duke thyer katër kocka të qafës.
Por pavarësisht këtyre dëmtimeve të rënda, 22 – vjeçarja sfidoi çdo parashikim të mundshëm dhe arriti të luftonte deri në momentin e fundit, duke i shpëtuar kështu vdekjes, për të dytën herë./tvklan.al